Pas deklaratave të Qeverisë për dialog dhe Asociacion, reagon Çitaku: Po krijojnë shumë konfuzion dhe panik

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas disa deklaratave të fundit të Qeverisë së Kosovës për dialogun apo nëse do ta pranojnë apo jo Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës është duke krijuar konfuzion dhe panik në vend.

banner

“E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin. Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia. Ka dialog me Serbinë këtë javë. Ka asociacion. Asociacioni ka vdekur. Ka s’ka, ka s’ka, ka s’ka. Kakofoni. Konfuzion. Panik”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Për herë të parë pas 42 ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy