Pepe thyen rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta si lojtari më i vjetër që ka luajtur në Ligën e Kampionëve

by Nexhat

Pepe është futbollisti më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve, nëse numërojmë vetëm lojtarët në fushë, jo portierët.

Ai e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 242 ditë në fitoren ndaj Antwerp me rezultat 4-1, dhe theu rekordin që mbante më parë legjendari Alessandro Costacurta.

banner

Ish-mbrojtësi i Milanit paraqitjen e fundit në Ligën e Kampionëve e bëri në moshën 40 vjeç e 208 ditë.

Para Pepes janë vetëm portierët, Allan McGregor, Mark Schëarzer, Oleksandr Shovkovskyi, Gianluigi Buffon dhe Marco Balotta, i cili mban rekordin me 43 vjeç e 248 ditë.

Në karrierën e tij, Pepe ka luajtur 115 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar pesë, ku fitoi tre tituj kampioni me Real Madridin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy