U lansua sot projekti i QKMF-së në Prizren për vizitat e pacientëve në shtëpi, që është një nismë e rëndësishme e cila synon ofrimin e kujdesit shëndetësor të personalizuar dhe mbështetjen emocionale për pacientët e moshuar dhe paliativë brenda komoditetit të shtëpive të tyre.
Ky shërbim është zhvillim i rëndësishëm në fushën e kujdesit shëndetësor dhe do ta përmirësoj qasjen e cilësinë e kujdesit për pacientët.