PSG fiton bindshëm ndaj Milanit

by Nexhat

Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve në Ligën e Kampionëve pas humbjes befasuese 4:1 nga Neëcastle xhiron e kaluar.

Sonte në “Parc des Princes” parisienët mposhtën bindshëm 2:0 Milanin, në kuadër të xhiros së tretë, shkruan Gazeta Express.

banner

Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën ishin të mjaftueshëm për vendasit që t’i arkëtojnë tri pikë mjaft të rëndësishme.

Kylian Mbappe realizoi në minutën e 32-të duke e kaluar PSG-në në epërsi.

Ishte Kolo Muani i cili dyfishoi epërsinë në të 53-tën.

Krejt në fund, Lee Kang-In realizoi për epilogun e këtij takimi, 3:0.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Milan mbetet i fundit me dy pikë gjithsej pas tri ndeshjeve.

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Neëcastle me rezultat 1-0 për të hapur plotësisht grupin.

PSG në vendin e parë me 6 pikë, Newcastle i dyti me 4 pikë, e treta Borussia Dortmund me 4 pikë, Milan mbetet i fundit me dy pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy