INSTAT thotë se nuk është pyetur ende 3% e territorit.
“Censi i popullsisë dhe banesave nuk do të mbyllet me 30 Tetor ashtu siç ishte planifikuar. INSTAT njofton se ky proces do të shyhet me dy javë për të vazhduar deri më 15 Nëntor, pasi ende rreth 3% e zonave në të gjithë vendin kanë mbetur pa numëruar”, raporton TV Klan.
Elsa Dhuli, drejtore e INSTAT: Kryesisht janë zonat e prekura nga tërmeti, ku janë kryer një sërë ndërtimesh të reja. Tirana, Durrësi, Kurbini, Kruja dhe ndonjë zonë individuale në të cilat ka distanca të larta.
INSTAT thotë se pavarësisht pjesëmarrjes së lartë në këtë proces, ka ende qytetarë që refuzojnë të regjistrohen edhe pse janë kontaktuar më shumë se tre herë nga anketuesit.
Elsa Dhuli: Vazhdojnë disa raste refuzimesh dhe për këtë arsye ne do donim përsëri t’i rikontaktonim.
Deri më tani, INSTAT thotë se nuk janë vendosur gjoba për refuzim apo deklarim të rremë të informacioneve.
Elsa Dhuli: Për të shmangur penalitetet në rastet e refuzimeve, banesave pa kontakt apo informacioneve të rreme, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi.
Shtyrja me dy javë e numërimit të popullsisë dhe banesave sipas INSTAT nuk ka kosto shtesë.