Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj të cilit rëndojnë akuza në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa mësohet se me kërkesë të SPAK avokati i caktuar për mbrotjen e Berishës, Artan Simoni, është zëvendësuar me një avokat tjetër, dhe po i jepet kohë të njihet me aktet.
“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am”, njofton GJKKO.
Kujtojmë se dy avokatët e Berishës Genc Gjokuta dhe Sokol Mengjesi braktisën seancën me arsyetimin se kërkesat e tyre u rrëzuan.