Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2022 të Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe për Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami, ka thënë se në raportet e auditimit për këto agjenci të pavarura nuk ka pasur asnjë të gjetur dhe asnjë rekomandim.
Ajo ka thënë se kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk janë ftuar zyrtarët e audtitimit për raportim.
“Ky raport ka rezultuar pas asnjë gjetur nuk ka asnjë rekomandim. Arsyeja pse nuk i kemi thirrur zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit është për shkak se nuk ka pasur të gjetura dhe rekomandime”, ka thënë Bajrami.