Berisha reagon për ndërrimin e avokatëve: Nuk kam njoftim

by Merita

Sali Berisha deklaroi se nuk kishte asnjë njoftim nga Gjykata në lidhje me ndërrimin e avokatëve për çështjen e tij.

Në një deklaratë për mediat, para selisë së PD-së, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj avokatit të caktuar për seancën ndaj tij, Artan Simoni. Sipas Berishës, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës.

banner

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy