Emmanuel Egbo emërohet trajner i Prishtinës

by Nexhat

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e nigerianit Emmanuel Egbo si trajner të ri të ekipit.

Sot (e enjte) gjatë ditës, Prishtina njoftoi ndarjen me Debatik Currit në një marrëveshje të dyanshme.

Telegrafi mësoi se nigeriani Emmanuel Egbo do të jetë pasues i tij dhe nuk ka vonuar shumë konfirmimi i këtij lajmi.

Është vet faqja e klubit kryeqytetas që ka konfirmuar emërimin e Egbos në krye të ekipit për sa paku deri në fund të sezonit 2023/24.

“Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë”.

“Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

“Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmoj nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

I lumtur me aventurën e re te klubi kryeqytetas është shprehur edhe vet Egbo gjatë prononcimit për faqen zyrtare të prishtinasve.

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”, ka thënë fillimisht Egbo.

“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”, përfundoi nigeriani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy