Erdogani Papës: Izraeli po bën masakër, të krijohet shteti i Palestinës

by Merita

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka pasur sot gjatë ditës, një bisedë telefonike me Papa Françeskun, ku e ka quajtur “turp për njerëzimin“, indiferencën e komunitetit ndërkombëtar për atë që po ndodh në Gaza.

Telefonata mes tyre vjen vetëm 24 orë pas sulmit të nisur nga presidenti turk kundër Izraelit dhe shprehjes së mbështetjes turke për Hamasin, të cilin ai e konsideroi “një grup çlirimtarësh dhe jo një organizatë terroriste“.

banner

Sipas mediave turke, Erdogan i komunikoi Atit të Shenjtë se sulmet e Izraelit në Gaza kanë arritur “nivelet e një masakre“.

Presidenca turke bën me dije se Erdogan i tha Papës se bastisjet izraelite “nuk gjejnë vend në asnjë tekst të shenjtë”, dhe ka kërkuar që të gjitha shtetet të ngrenë zërin kundër kësaj tragjedie njerëzore.

Paqja e përhershme në rajon, në të cilin ndodhen selitë e shenjta të tri feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj”, është shprehur Erdogan në telefonatën me Papën.

Ai po ashtu ka thënë se Turqia “po bën përpjekje të mëdha për të ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore për Gazën dhe se të gjithë duhet të mbështesin në mënyrë aktive këto përpjekje për të siguruar shpërndarjen e papenguar të ndihmave për civilët e pafajshëm“.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy