Gati 7 orë nga fillimi i bisedimeve në Bruksel, s’ka ndonjë njoftim për rezultatin tyre

by Nexhat

Pasi vikendin e kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij në Prishtinë Pesëshen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Gjermanisë, Francës, Italisë, sot ai po bisedon me përfaqësues të lartë evropianë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Nuk dihet nëse Presidenti i Francës, Kancelari i Gjermanisë dhe Kryeministrja e Italisë kanë mundur të krijojnë atmosferën takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që po ashtu ndodhet në Bruksel dhe po zhvillon takime me të njëjtit funksionarë të lartë.

Të enjten, Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmnuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni. Pjesë e takimit ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe emisari Miroslav Lajçak.

Ndërkohë tashmë, Kurti ka nisur një takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për të cilin s’ka ndonjë njoftim nga Brukseli. Tashmë kaluar rreth 7 orë që nga fillimi i takimeve, të cilat nuk kanë përfunduar.

Bashkimi Evropian është shprehur optimist për arritjen e rezultateve në këtë proces.

E një nga temat që po diskutohet është edhe drafti për Asociacionin  e komunave me shumicë serbe, që tashmë i është dorëzuar palëve bashkë me planin për zbatimin e marrëveshjeve.

Këto zhvillime vijnë, pasi më 24 shtator në veri të Kosovë ka pasur një sulm  terrorist, për të cilën autoritetet kosovare kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojnë Serbinë.

E në Serbi, presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar të mërkurën për Radio Televizionin Publik të Serbisë se “shqiptarët do të gjejnë arsyje për t’i ikur implementimit të Asociacionit”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy