Gërvalla: BE ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit, çdo vonesë i shërben eskalimit të mëtejmë

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë të enjten  e Serbia ka refuzuar edhe një herë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.

Përmes një reagimi në platformën X, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin terrorist më 24 shtator.

banner

Ka shtuar se çdo vonesë do të shërbejë për përshkallëzim.

”Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian ka është diskutuar për Marrëveshjen Bazë Kosovë – Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar që të nënshkruajë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy