Haki Abazi thotë se Dejona Mihali i ka tre “altoparlantë”, tregon për kë e ka fjalën

by Nexhat

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar deputetët e VV’së që nuk janë pjesë e seancës së sotme të jashtëzakonshme, ku po diskutohet për koeficientin e pagave.

Ai tha se a vijnë ose jo deputetët në sallë, vendos Dejona Mihali.

banner

“Dalin njerëzit në zgjedhje demokratike, i japin votën deputetëve, dhe në fund këtë deputetë nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me vendimmarrjen, sepse Dejona Mihali iu tregon atyre se kur me ardhë ne seancë dhe qysh me u sjell”, tha ai.

Sipas tij Mihali ka tre “altoparlantë” – Mimoza Kusari- Lilën, Armend Mujën dhe “djalin nga Lipjani”.

“Një popull që për 100 vite ka qenë i pushtuar prej serbëve, prej 89’ës ka heqë të zi të ullirit për me vendos demokracinë këtu, ka lind heronj e heronj, vjen në përfundim të derivimit të demokracisë që D.M mi kallëzu kush me qenë në seancë dhe kush mos me qenë. A e kuptoni ku e keni sjell vendin, Dejona Mihali i ka tre altoparlantë këtu: Mimoza Kusari, Armend Mujën dhe këtë djalin e Lipjanit që vjen këtu”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy