Jennifer Aniston feston ditëlindjen e 50-të/Brad Pitt e befason me dhuratën e ëndrrave

by Merita

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë sërish bashkë. Ka nga ata që flasin edhe për një rikthim: arsyeja është një dhuratë ëndrrash.

Thuhet se Brad Pitt i dhuroi ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston-it, ish-shtëpinë e tyre martesore në Beverly Hills për ditëlindjen e saj të 50-të.

banner

Prona, të cilën ata e blenë për 13.1 milionë dollarë në vitin 2001, tani vlerësohet të jetë 79 milionë dollarë. Një person i brendshëm i tha The Mirror se Pitt e bleu shtëpinë “pa e ditur ajo” dhe më pas e surprizoi në ditëlindjen e saj.

“Jen ishte pa fjalë”, tha burimi. “Ajo nuk mund ta besonte. Ishte shtëpia e saj e ëndrrave kur ata u martuan dhe gjithmonë i vinte keq që nuk e bleu kur u divorcuan.”

Dhurata është një dëshmi e marrëdhënies së ngushtë që Pitt dhe Aniston kanë mbajtur ndër vite pas ndarjes. Aktorët u ndanë më 7 janar 2005 pas 7 vitesh së bashku.

“Dëshirojmë të njoftojmë se kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. “Për personat që merren me këto lajme duam të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i asnjë spekulimi të raportuar nga mediat tabloide.

Sido që të jetë, “spekulimi” i përmendur në deklaratë nuk ishte askush tjetër veçse Angelina Jolie, gruaja me të cilën Pitt më vonë do të krijonte familje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy