Liverpooli fiton me rezultat të thellë ndaj Toulouses

by Nexhat

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në rrethin e tretë të Ligës së Evropës kundër Toulouses.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Diogo Jotas, që u asistua prej Joe Gomez.

Por, mysafirët i barazuan shifrat me anë të Dallingas në minutën e 16-të, me Donnum që ishte asistuesi.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë me anë të Wataru Endos (30’), ndërsa Trent Alenxader-Arnold ishte asistuesi.

Pas katër minutave, Darwin Nunez shënoi për 3-1, me Cutis Jonez që bëri një asistim perfekt.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga The Reds, që ia dolën të realizonin edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 65-të, Nunez nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët, duke goditur vetëm shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Ryan Gravenberch

Për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Mohamed Salah, që realizoi për 5-1 në minutën e 90+3-të.

Liverpooli është lider i Grupit E me nëntë pikë, Toulouse me katër, Lask me tri dhe Union SG me një sosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy