54 ![](https://informim.net/wp-content/uploads/2023/08/reklamo-ketu-2-1024x125.png)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë zyrtarisht Serbine gjatë muajit nëntor.
![](https://informim.net/wp-content/uploads/2023/08/reklamo-ketu-2-1024x125.png)
E thotë N1 pa e saktësuar datën kur mund të zhvillohet kjo vizitë.
Ajo që dihet është se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të arrijë më 19 nëntor për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo është vizita e tij e parë në BeH, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme të BeH për Radion Evropa e Lirë.
Arsyeja e mbërritjes së tij në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është specifikuar.
Një ditë më vonë, më 20 nëntor, kreu i NATO-s do të takohet me zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës.