70
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se u ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, t’i zbatojnë marrëveshjet e dakorduara.
“Do të shohim se si do të shkojë dita dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë hap përpara”, ka thënë kryeministrja italiane.
Ajo ka takuar Kurtin e Vuçiqin në takime të ndara të enjten në Bruksel, ndërsa liderët u pritën edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së./Rel