Ministri malazez refuzon ekstradimin në Kosovë të serbit të akuzuar për krime lufte

by engel

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës të ekstradojë shtetasin serb Momçilo Vukotiq (61), të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) ka njoftuar se ministri i Drejtësisë ka marrë vendim që të mos e ekstradoj 61-vjeçarin.

banner

Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim.

Gjykata kishte konstatuar se plotësoheshin kushtet ligjore për ekstradim, por ministri malazias Kovaç e refuzoi kërkesën.

Ai beson se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy