58
Ish-lideri i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela theksoi se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e vetme.
“ASh është parti autonome dhe në zgjedhje do të shkojë vet, pikë”, tha Sela.
Sela komentoi edhe deklaratën e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari se BDI është kancer i shoqërisë, ku tha se Aleanca është parti unike dhe se ndasi në mes kryetarit dhe strukturave nuk ka dhe se vlerësimin e përgjithshëm do ta japin qytetarët me votën e tyre.
Sela shtoi se bashkëpunimi me BDI-në është vetëm në kuadër të qeverisë.