Shpëtohen pas 5 orësh turistët belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

by engel

Dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin dhe kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Dy turistët janë shpëtuar pas rreth 5 orësh kërkime, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

banner

“Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njofton policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy