Tahiri: Qeveria s’ka arritur ta adresojë rritjen e inflacionit

by Nexhat

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, gjatë diskutimit të hapur në seancën e jashtëzakonshme, tha se ky debat po bëhet në lidhje me gjendjen e përgjithshme sociale dhe ekonomike në vend e cila sipas tij është e vështirë.

“Qeveria nuk ka arritur që as përmes politikave sociale, as përmes politikave publike financiare dhe investuese ta adresojë rritjen e inflacionit që raportohet deri në 20 për qind kur ky inflacion, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shoqërohet me rritje të lartë të çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë bazikë, disa prej 70 deri në 100 për qind. Kemi të bëjmë me një situatë alarmante të ngritjes së çmimeve”, deklaroi Tahiri.

banner

Tutje, deputeti i AAK-së e përmendi edhe Trustin ku kishin kërkuar që qytetarëve të i jepet një pjesë e kursimeve por që qeveria nuk e ka miratuar këtë kërkesë.

Aktualisht, në Kuvend po mbahet seanca e jashtëzakonshme me temën “Debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy