Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrare zëvendësshefin e inteligjencës së Hamasit, Shadi Barud, i cili konsiderohet të jetë krahu i djathtë i liderit politik të organizatës terroriste, Yahya Sinwar.
Barud besohet nga Izraeli të jetë ndër ata që janë përgjegjës për planifikimin e sulmit të Hamasit të 7 tetorit së bashku me Sinwar, shkruan Ansa.
“Në rolin e tij të mëparshëm si kreu i Qendrës së Kontrollit të Task Forcës së Hamasit, Barud planifikoi sulmin barbar të 7 tetorit së bashku me Yahya Sinwar,” raporton ushtria izraelite.
Barud më parë kishte qenë “komandant i batalionit të Hamasit në Khan Yunis dhe ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve të shumta terroriste kundër civilëve izraelitë.
Më pas, ai mbajti disa pozicione në inteligjencën ushtarake të Hamasit dhe ishte përgjegjës për sigurinë e informacionit. Deri më sot ai ishte përgjegjës për raportet e inteligjencës për Hamasin “, përfundon ushtria izraelite.