Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë së fundmi një bisedë me banoren tjetër të shtëpisë, Alba Vukajn.
Ai është shprehur se nuk ka hyrë brenda për të marrë vëmendje, pasi ka kohë të gjatë që është pjesë e showbizit.
I njëjti thekson se është futur brenda në mënyrë që njerëzit të njohin një anë tjetër të tij.
“Nuk kam dashur të marrë vëmendje se fundi fundit falë publikut, ose fansave, ose muzikës time. Çështja e vëmendjes ka qenë pjesë e jetës time që 20 vjet. Unë për vëmendje nuk jam futur këtu.
Me e njoft edhe këtë pjesën tjetër timen, ata munden absolutisht mos me më pëlqy, kjo është që unë e kam ndjerë”, u shpreh artisti shqiptar
Krijuesi i hitit “Fotografia” tutje shtoi: “Duke e marrë parasysh të kaluarën time, u desh që të futem brenda që është format i jashtëzakonshëm për me të njoft. Fundja fundit njerëzit vendosin, është sfidë se njerëzit e kanë jetën e tyre, kanë dëshirë që të na njohin, a me qenë këtu është diçka tjetër”.
Blero ndryshe deri më tani nuk është se ka qenë edhe aq i përfshirë me konkurrentët e tjerë.
Sa i përket të preferuarit aktual në BBVK, sipas një sondazhi të Telegrafit është përzgjedhur Gani Gërmia.