Gashi i LDK-së: Kurti e pranoi Asociacionin dhe nuk vjen në Kuvend të raportojë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të shkojë në Kuvend dhe të raportojë për atë çka ka ndodhur dje në Bruksel.

Ai tha se ka pranuar statutin për Asociacionin, për të cilin e ka kritikuar “si lëvizje politike” të Kurtit, duke thënë se nuk mund ta kritikojë për përmbajtje meqë nuk dihet se çka përmban ai.

banner

“Me atë cka pamë dje, kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu tha publikisht. S’po e gjykoj nëse është i mirë apo i keq, se nuk e di. Nuk e kam parë. Por, si ndodhi që diçka e papranueshme që janë humbur 10 vjet për të, tash të pranohet. Çka ndodhi me Asociacionin kundër të cilit u vranë njerëz në këtë vend?”.

Gashi tha se Kosova është nën sanksone, ndërsa Kurti s’raporton në Kuvend.

“Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Para dhe pas bisedimeve. Sa takime janë mbajtur deri sot asnjë raportim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy