Hoti: Kurti demagog e mashtrues, po e pranon “Zajednicën” për të mbetur në pushtet

by Nexhat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për evoluimin e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket qëndrimit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Hoti thotë se në fillim kanë bërë protesta të dhunshme kundër “Zajdenicës” duke ia humbur 10 vite pa viza dhe pa progres në integrime Kosovën

banner

Më pas thotë se kanë kërkuar vota në zgjedhjet e fundit duke thënë se s’bëjnë “Zajednicë” “as asi, as ksi’.

Pas ardhjes në pushtet, shkruan Hoti, Vetëvendosje në foltore të Kuvendit thoshte se Asociacioni s’bëhet meqë Kosova ka kryeministër Albin Kurtit. Deputeti i LDK-së thotë se më pas një qëndrim i tillë u zbut, duke vendosur kushte për Asociacionin, të cilat i kanë harruar plotësisht.

Deputeti i LDK-së tashme thotë se Vetëvendosje për të mbetur në pushtet po e pranon propozimin që iu vendos në tavolinë me stilin “merre ose lëre” dhe se po kthehen tek marrëveshja e vitit 2015 ku kërkohet opinioni i Gjykatës Kushtetuese.

Ish-kryeministri thotë se këto nuk janë veprime shtetërore, por veprime të politikanëve mashtrues, që bëjnë gjithçka për të mbijetuar politikisht dhe për ta mbajtur pushtetin.

Hoti thotë se gjithë këto vonesa do të kuptoheshin nëse do të nxirrnin marrëveshje më të favroshme, por thotë se në Ohër përveç Asociacionin kanë pranuar edhe autonominë.

Reagimi i plotë:

 Me protesta të dhunshme kundër ‘zajednicës’ ia humbën Kosovës 10 vite pa viza e pa progres në integrim euro-atlantik.

Kërkuan vota në zgjedhjet e fundit, dhe i morën ato, për të mos bërë kurrfarë zajednice, ‘as asi, as ksi’.

Sapo e morën pushtetin, në foltore të Kuvendit u betuan ‘zajednica’ nuk bëhet, sepse Kosova ka kryeministër tjetër.

Mandej u zbutën pak, i vendosën disa kushte për ‘zajednicë’, të cilat i harruan plotësisht.

Nuk e bën ‘zajednicën’ kur aleatët u kërkonin ta bënin sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ku kjo e fundit e thotë qartë se asociacioni bëhet kur Gjykata Kushtetuese thotë se “statuti i asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Tani, për të mbetur në pushtet, pranojnë propozimin për ‘zajednicën’ që u vihet në tavolinë me stilin merre ose lëre.

Tani i kthehen marrëveshjes së vitit 2015, ku kërkohet opinioni i Gjykatës Kushtetuese.

Këto nuk janë veprime shtetërore. Këto janë veprime të politikanëve demagogë e mashtrues, që bëjnë gjithçka për të mbijetuar politikisht e për të mbajtur pushtetin.

Gjithë kjo shtyrje do të kuptohej nëse do të kishim një marrëveshje tjetër për ‘zajednicën’, e cila do të ishte më e favorshme për Kosovën. Por jo, këta e kanë pranuar Marrëveshja e Ohrit, e cila përfshinë edhe ‘zajednicën’ edhe autonominë.

Gjithë kjo shtyrje do të kuptohej nëse Marrëveshja e Ohrit do të përfshinte njohjen reciproke. Por jo, këta e pranuan Marrëveshjen e Ohrit, e cila thekson qartë: “…  pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy