“Ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet”, ylli i Barcelonës për Vinicius Jr

by Nexhat

Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan ka mbrojtur homologun e tij të Real Madridit, Vinicius Junior, kundër pretendimeve se ai qëllimisht përpiqet të ngacmoj kundërshtarët e tij me stilin e tij të lojës.

Më herët gjatë javës, drejtori dhe zëdhënësi i Barcelonës, Mikel Camps, u bë tituj për postimet në Twitter se Vinicius Jr meritonte një shuplakë të mirë dhe se ‘nuk është racizëm’, për të cilin zëvendës-presidenti Rafa Yuste ka kërkuar falje.

E gjithë kjo ndodhi pas një incidenti kur Real Madridi ishte duke fituar 2-0 kundër Bragas, dhe Vinicius Jr bëri një numër driblimesh të panevojshme.

Gjatë një interviste me Esport3 përpara El Clasico, Gundogan u pyet nëse ai mendonte për Vinicius Jr si një lojtar provokues.

“Dikush mund të interpretojë veprimet e Vinicius si një provokim, por për mua, sinqerisht, nuk janë”.

“Me sa duket, ai tashmë e di se nëse i bën këto gjëra, do të vërshëllehet. Por, ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet, nuk e di…”, ka thënë Gundogan.

Është diçka që Vinicius Jr e ka pranuar në gjykatë. Braziliani ishte i sinqertë gjatë një dëshmie në gjykatë se i pëlqen të ngacmoj tifozët kundërshtar pasi kjo i jep motivim shtesë.

Megjithatë në shumë raste, fansat nuk e kanë kuptuar as ku është linja dhe sa i ulët është racizmi. Kjo është e dukshme, duke pasur parasysh trajtimin që është marrë nga braziliani në vitet e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy