Pas dënimit dhjetë mujor të Sandro Tonalit për bastvënie, Newcastle po përgatit një lëvizje të papritur për Ruben Neves.
Ndërsa luajti në Itali si lojtar për Brescia dhe AC Milan, Tonali pranoi se kishte bërë baste. Ai do të përfundojë edhe një kurs rehabilitimi gjatë pezullimit.
Skuadra e Eddie Howe tani po lëviz më shpejt me planet e tyre të zëvendësimit në janar, me mesfushorin Neves të Al-Hilal që po konsiderohet si opsion më real sipas TalkSPORT.
26-vjeçari ka luajtur për Wolves, para se të shkojë në Arabinë Saudite këtë verë. Megjithatë, Fondi i Investimeve Publike Saudite zotëron aksionet e Al-Hilal dhe Newcastle, andaj Magpies po konsiderojnë një transferim në formë huazimi, në mënyrë që të kompensojnë mungesën e yllit italian deri në fillimin e sezonit vijues.
Për shkak të pranimit të fajit dhe bashkëpunimit me Federatën Italiane, dënimi i tij i mundshëm prej tre vitesh u zvogëlua në dhjetë muaj.
Pasi avokatët e tij kanë arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Tonali do të lejohet të marrë pjesë në ndeshje miqësore gjatë gjithë pezullimit të tij dhe të stërvitet me ekipin e parë.
Newcastle do të rikthehet në aksion në fundjavë kundër ish-klubit të Neves, Wolves teksa kërkojnë të vazhdojnë formën e tyre të shkëlqyer në ligë