Policia italiane zbulon serën super teknologjike me drogë, pranga të riut shqiptar

by engel

Një serë marijuane super teknologjike, me sistem vaditjeje dhe ajrimi është zbuluar nga policia italiane në një magazinë të braktisur prej kohësh.

Në Cermenate, në rrugen Scalabrini, karabinierët Seregno kryen një kontroll mëngjesin e së enjtes, duke sekuestruar 900 bimë “cannabis sativa”. Në pranga përfundoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

banner

Sipas hetimeve, ka qenë i riu që është kujdesur për serën e brendshme dhe për fidanët.

Policia ka mbërritur në magazinë falë një denoncimi për praninë e një laboratori klandestin, me punëtorë të paligjshëm. Por kishte shumë më tepër sekrete në strukturë që ata që raportuan lëvizjet e dyshimta nuk i kishin parë.

Magazina e braktisur ishte shndërruar në një serë të brendshme me bimë “cannabis sativa”. 858 bimët e gjetura, me një peshë totale prej 5 kuintalësh, mund të ishin shndërruar në 250 kg marijuanë. Në momentin e kontrollit, 21-vjeçari ka tentuar të arratiset por është ndaluar dhe arrestuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy