Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.
Spaho u shpreh se kjo çështje është një aksion politik i prokurorisë për të rrëzuar opozitën.

Ai shtoi se procesi i privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” ka ka nisur që në kohën e Fatos Nanos dhe ka qenë vetë Edi Rama që si kryebashkiak ka dhënë lejet e ndërtimit.
“Ishte një aksion politik i prokurorisë për të rrëzuar opozitën sa të jetë e mundur. Rama ka objektiv të zëvendësojë opozitën me Lulzim Bravën. Për këtë qëllim është marrë emri dhe simboli i partisë.
Procesi i privatizimit ka nisur që në kohën e Fatos Nanos. Është vetë Edi Rama së dyti që ka ndryshuar statusin e tokës, nga tokë me objekte sportive në tokë për ndërtime. Po ashtu ka dhënë lejet e ndërtimit”, u shpreh ai.