Qeveria propozon shtesat e rrezikshmërisë për Policinë, këto janë kategoritë përfituese

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se pas analizave që kanë bërë kanë dalë me një propozim për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

“Në këtë propozim përfshihen 7 kategori, të cilat janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare; njësia speciale intervenuese,, njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe njësia për mbrojtje të afërt janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative K9 dhe njësia për eksploziv dhe deminim”.

banner

“Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.  Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin edhe më të madh të policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro, respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”.

Kurti tha se ky vendim merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“Në të kaluarën, shtesat jo gjithmonë reflektonin nevojën dhe meritën. Ato rëndom kishin shkaktuar pabarazi në mesin e policëve. Ndërkaq, ky propozimi ynë për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme që mos të shtresohen dallimet dhe të mos përsëriten defektet e mëhershme. Dallimi në mes të shtesës më të lartë dhe asaj më të ulët, është përafërsisht 1 me 3, përkatësisht 3 me 1. Shtesat për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor. Kurse për muajt e deritanishme nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, shtesat e rrezikshmërisë, siç edhe kemi thënë më herët, do të ndahen në mënyrë retroaktive”, tha Kurti.  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy