SHBA në biseda aktive me Izraelin rreth pauzës humanitare për të lejuar lirimin e pengjeve

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara Të Amerikës kanë zhvilluar biseda aktive me Izraelin për një pauzë humanitare për të lejuar lirimin e pengjeve në Gaza.

“Ne absolutisht besojmë se nëse mund të bëhet një pauzë për të lejuar lirimin e pengjeve, atëherë kjo është diçka që ne do ta mbështesim dhe ne besojmë se Izraeli duhet ta mbështesë atë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne kemi pasur biseda aktive me ta për këtë”, tha Kirby.

Ai tha se ShBA do të vazhdojë të bëjë presion me partnerët tanë në rajon për të parë pengjet të lirohen.

“Nëse kjo kërkon një pauzë të lokalizuar, të përkohshme për ta bërë atë, atëherë ne jemi absolutisht mbështetës për këtë. Ne jemi në mbështetje të çdo përpjekjeje që mund të bëhet për t’i sjellë ata në shtëpi të sigurtë te familjet e tyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy