Shqiptar Demaçi: Rugova e Demaçi s’kanë qenë armiq, opinioni s’është dashur ta hajë karremin e dashakqinjëve

by Nexhat

Dr.Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të rrallë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.

Përveç figurës së tij, ai padiskutim dha dhe opinionin e tij lidhur me disa nga çështjet më të rëndësishme të ndodhura gjatë asaj periudhe, ku nuk kishte se si të mungonte edhe diskutimi për marrëdhëniet e Demaçit e Rugovës.

banner

Në pasqyrën e tij për këto dy figura nuk ekziston armiqësia, megjithatë ai vlerëson se ishin palët e tjera ato që “u munduan t’i hedhin benzinë zjarrit”.

“Ka elemente dashakeqëse, sepse ne jemi popull i vogël dhe s’kemi nevojë që të përpëlitemi e të fërkohemi me vetveten, por kemi nevojë që të jemi si dy fije paralele të cilat nuk e pengojnë njëra-tjetrën por që e arrijnë qëllimin e vet ashtu siç e kanë drejtimin. Unë mendoj si Shqiptari, jo si veprimtar politik, mirëpo në atë kohë orientimi paqësor i Lidhjes Demokratike ka qenë konsistent”, u shpreh ai.

Dr.Shqiptari ndër tjera thotë se partia e Demaçit dhe ajo e Rugovës nuk e penguan njëra-tjetrën, përkundrazi “këto njëra-tjetrën e kanë ushqyer dhe ndihmuar duke punuar në dy vijat të cilat kanë funksionuar dhe edhe sot funksionojnë mirë”.

“Ibrahim Rugova e Adem Demaçi nuk ishin armiq, por konsekuentë në qëndrimet e veta. Njëri-tjetrin nuk e kanë penguar, e kanë plotësuar. Opinioni ishte dashtë të jetë i qetë, mos të shqetësohet, sepse shqetësimet vijnë më tepër me ide dashakëqija të cilat përpiqen që këto dy vija paralele t’i përpëlitin, e t’i fërkojnë. Opinioni ishte dashtë që këtë karrem që i servohet nga dashakëqijtë mos ta hajë, secili është përpjekur në mënyrën e vet që ta ndihmojë Kosovën të dalë nga balta ku ka qenë dhe rezultati ka ardhë”, deklaroi Shqiptari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy