Taremit i pëlqen ideja e transferimit te Interi

by Nexhat

Ndihmës trajneri i Iranit, Rahman Rezaei, së fundmi ka sugjeruar se sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi është i interesuar për një transferim të mundshëm te Interi në afatin kalimtar të janarit.

Rezaei, i cili kishte luajtur për Perugia, Messina dhe Livorno gjatë ditëve të tij si lojtar, foli së fundmi për SportItalia, duke konfirmuar se Taremi ishte kënaqur nga interesimi nga Serie A gjatë verës.

banner

Reprezentuesi iranian kishte qenë subjekt i interesimit të raportuar nga Milani, megjithëse Interi gjithashtu po peshonte një lëvizje pasi ata kërkonin një zëvendësues për Romelu Lukakun e larguar.

Megjithatë, kërkesat e forta të Portos penguan një transferim të menjëhershëm për Taremin, kontrata aktuale e të cilit me gjigantët portugez do të skadojë në fund të sezonit 2023/24.

Rezaei ka thënë se Taremi është gati të bëjë hapin drejt një ‘skuadre të madhe’ dhe mund të jetë gati të lëvizë që në afatin kalimtar të janarit.

“Në gusht ai ishte gati të shkonte në Milano. Kam folur me të për të ardhmen e tij, ka ardhur koha që ai të largohet nga Porto. Ai ndihet i gatshëm të bëjë kapërcimin në cilësi në një ekip të madh, që në janar nëse ka mundësi”, ka thënë fillimisht Rezaei.

“Kam folur me të për thashethemet e transferimit me Interin dhe ai më tha se është i fokusuar të bëjë më të mirën në muajt e ardhshëm dhe më pas do të (të jetë gati) të largohet”.

“Atij i pëlqen shumë ideja e Interit, ai ishte shumë i lumtur me lajmet. Interi është në krye të tabelës, ai do të donte shumë të shkonte në një ekip kaq të fortë”, përfundoi ndihmës trajneri i Iranit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy