Takimet në Bruksel, SHBA: Kosova dhe Serbia t’i përmbushin urgjentisht obligimet

by Merita

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe – me rastin e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të shteteve anëtare të BE-së.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, dje kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiqin, ndaras.

Ata i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy