Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë thuajse më e përfolura këto kohët e fundit.
Bukuroshja shihet duke iu përkushtuar karrierës së saj, edhe pse së fundi është përballur me shumë pakënaqësi.
Ajo bëri një “goditje” në rrjete sociale, pasi publikoi një bisedë private të saj, me reperin e njohur Unikkatil.
Arbenita vazhdon të modelojë, e këtë më së shpeshti e bën për “Fashion Nova”, për të cilën modelja përherë ka shkëlqyer.
Me sjelljen e fotografive të fundit në Instagram, ajo u paraqit me një fustan ngjyrë rozë, të shkurtë, pa rripa, por me krahë të gjatë.
Flokët e errëta të kapura lart në një stil të mrekullueshëm, ku edhe vendosi një kurorë princeshe, duke u dukur me të vërtetë ashtu.