Brenda 24-orëve tri vdekje të dyshimta në Fushë-Kosovë, Istog dhe Malishevë

by Nexhat

Tre persona janë gjetur pa shenja jete ditën e shtunë në Fushë Kosovë, Istog dhe Malishevë.

Policia njofton se rastet janë duke u hetuar dhe se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion, transmeton Telegrafi.

banner

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të policisë:

“Bresje-Fushë Kosovë, 28.10.2023-16:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Malishevë,28.10.2023-10:47. Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy