Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është detyruar të gënjejë publikisht për ta mbrojtur shefin e AKI-së, Petrit Ajeti nga skandali i takimit me Dejona Mihalin. Ata u takuan sot në Gërmi, derisa prezent në takim ishte edhe Maqedonci.
Skandali bëhet i madh kur dihet që AKI kishte rekomanduar dëbimin e Mihalit nga Kosova për shkak të rrezikut nacional që ajo paraqiste. Tash, Ajeti pavarësisht rekomandimit në fuqi të bërë nga agjencia që ai drejton, ai vazhdon të takohet me Mihalin në jetë private.
Paparaci ka filmuar dhe fotografuar këtë takim i cili ndonëse mund të jetë i rastësishëm, është i paligjshëm.
Ajo që në këtë rast ngre dilema është mohimi i Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një deklaratë për Kallxo.com ka mohuar se në një takim që kishin mbajtur sot bashkë me Dejona Mihalin, ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.
Ai ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty.
“Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish- koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri…Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”, ka thënë Maqedonci.
Paparaci sot gjatë ditës ka raportuar për takimin e dyshimtë në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
