Disa banorë të fshatit Shetaj të Durrësit, janë rrahur me disa përfaqësues të kishës katolike.
Në këtë përleshje fillimisht u përdoren grushtet, ku pastaj edhe sende të forta.
Gjithçka nisi gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.
Ku pastaj banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim, pasi që pretendojnë se edhe ata kanë certifikatë për të njëjtën pronë, tha policia.
Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë e armës së zjarrit, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Disa nga ata që u përfshinë në këtë përleshje, janë shoqëruar në stacion policor pasi që kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të lehta që kanë pësuar.