Interi ka fituar 1-0 në derbin ndaj Romës, i vlefshëm për javën e dhjetë në Serie A.
Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, që rrezikuan nëpërmjet Hakan Calhanoglut në minutën e gjashtë, ndërsa goditja e tij u ndal nga shtylla.
Nerazzurët lëshuan një tjetër mundësi të artë shënimi në minutën e 15-të, kur Marcus Thuram nuk ia doli të mposhte nga afër Rui Patricion, që bëri një pritje bravuroze.
.@MarcusThuram vicino al gol! 😲
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 29, 2023
🤏 Poi ci prova anche @FDimarco, fuori di poco!
⚫️🔵 DAI RAGAZZI!#ForzaInter #InterRoma pic.twitter.com/SMaOCoUKhR
Pas vetëm një minute, Federico Dimarco po ashtu kishte një shan të mirë shënimi, por që gjuajtja e tij shkoi ngjitur shtyllës së djathtë.
Roma synonte të bënte lojën e saj, mirëpo Interi po bënte presion të vazhdueshëm dhe nuk lejonte shumë hapësira mbrapa.
Në minutën e 39-të, Lautaro Martinez ishte i lirë dhe kishte shumë hapësirë që të lëvizte me topin, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
💪 Il Toro lotta! 🐂#ForzaInter #InterRoma pic.twitter.com/hJhkITKsIV
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 29, 2023
Interi vetëm në këtë pjesë të parë pati mbi dhjetë gjuajtje në drejt të portës, për dallim nga Roma që nuk arriti të rrezikonte seriozisht atë të Yann Sommer.
Vendaist filluan me dominim edhe në 45 minutat e dytë, me Thuram që ishte shumë afër të realizonte nga një harkim në zonë.
Në minutën e 53-të, Dumfries lëshoi një harkim brenda zonës, por që mbrojta e Romës reagoi mirë.
Roma e krijoi rastin e parë në ndeshje me anë të Bryan Cristante (67’), por që Yann Sommer ishte në vend.
9⃣ TIIIIIIIIIKUUUUUUUUUSSSSSSSSSS! ⚽️
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 29, 2023
😍 FINALMENTE!
1⃣-0⃣ per noiiiiiiiii!
Powered by @Moncler#ForzaInter #InterRoma pic.twitter.com/bRrsQ0qwWd
Momenti më i rëndësishëm i ndeshjes, ishte në minutën e 81-të, kur Federico Dimarco asistoi te Thuram, që realizoi me lehtësi në portën e Rui Patricios.
Pas javës së dhjetë, Interi është rikthyer si lider me 25 pikë, ndërsa Roma është në vendin e tetë me 14 pikë.