Komuna e Prishtinës publikon fotografi të qytetarëve duke hedhur mbeturinat pa vend/ Do të ketë gjoba

by Merita

Në një postim në Facebook, komuna ka shkruar se do të gjobiten të gjithë ata që bëjnë një veprim të tillë.

“Hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve, në trotuar a rrugë është e ndaluar me rregullore dhe ligj. Hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë gjobitet, dhe Kryeqyteti si institucion, duke u bazuar në rregullore e ligje do të përdorë mundësinë e shqiptimit të gjobës sepse një veprim i tillë është i patolerueshëm. Ju lutemi shumë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve! Vetëm duke bashkëpunuar, ne mund ta mbajnë pastër mjedisin ku jetojmë”.

banner

Në postim thuhet se shumë shpejt do të vendosen kontejnerë të ri.

“Shumë shpejt do të vendosen kontejnerët e rinj nëpër lagjet e Kryeqytetit. Po punojmë vazhdimisht që të kemi sa më shumë shporta e kontejnerë për mbeturina, por na duhet patjetër edhe kujdesi juaj që të mos hedhni mbeturina aty ku nuk lejohet.”
Po ashtu, komuna ka thënë se nuk do të tolerohen makinat e parkuara në trotuare.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy