Një kosovar është arrestuar në Liesing – Vjenë të premten pasi sulmoi me thikë ish të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Lising – Vjenë. Një kosovar 39-vjeçar ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij poashtu 39-vjeçare para adresës së shtëpisë së saj, të cilën e ka plagosur me disa të prera dhe plagë me thikë në pjesën e shpinës dhe shpatullave, njofton policia austriake, përcjell albinfo.at.
Dëshmitari lajmëroi policinë
Pasi një dëshmitar thirri policinë, i dyshuari u përmbajt nga sulmet e mëtejshme dhe iku. Bazuar në përshkrimin e autorit dhe drejtimin e arratisjes, policia speciale e Vjenës, WEGA, kanë arritur brenda pak kohësh ta arrestojnë të dyshuarin. Thika e përgjakur ishte ende në vendin e krimit dhe u konfiskua. Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet për tentativë vrasje
Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital. Jeta e saj nuk është në rrezik.
Sipas mediave austriake, shkak për këtë konflikt mes këtij ish-çifti ishte për shkak se, mesa duket burri kosovar nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij.