Afrika e Jugut ka arritur të fitojë edhe këtë herë Kupën e Botës në Rugbi duke e mposhtur Zelenden e re në finalen që u luajt në Paris me rezultat 12-11.
Kjo është fitorja e rradhes e kupës së botës për Afrikën e Jugut pas asaj që e fitoi ndaj Anglisë në finalen e vitit 2019 në Japoni.
Springboks (Afrika e Jugut) tani janë skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës në Rugby – e kanë fituar katër herë këtë titull duke e kaluar me një titull më shumë Zelandën e Re.
Një karton i kuq për kapitenin e Zelandës së Re, Sam Cane – i pari në një finale të Kupës së Botës në Rugbi – për një goditje të fortë dhe katër goditje nga Handre Pollard, i dha Afrikës së Jugut avantazhin në pjesën e parë.
Pavarësisht se ishin me një lojtarë më pak, All Blacks (Zelanda e Re) nisën një kundërvënie të zjarrtë në pjesën e dytë, duke arritur në një pikë me një përpjekje nga Beauden Barrett.
Vëllai i tij, Jordie Barrett, më pas pati një shans për të përfunduar një fitore të famshme rikthimi për Zelandën e Re – por humbi një penallti nga distanca.
Afrika e Jugut, e cila humbi pak para përfundimit të ndeshjes Cheslin Kolbe për një goditje të qëllimshme, qëndroi e palëkundur përballë presionit nga Zelanda e Re për të siguruar një fitore të ngushtë – dhe historike.
Fitorja do të thotë se Springboks mbeten të pamposhtur në finalet e Kupës së Botës në Rugby – dy prej të cilave janë fituar kundër rivalëve të tyre të mëdhenj të Hemisferës Jugore, Zelandës së Re.
Ata më parë mundën All Blacks në 1995 në një fitore të ngushtë 15-12 në kohën shtesë në Johannesburg – titulli i tyre i parë i Kupës së Botës në Rugby.

Springboks më pas mundi Anglinë 15-6 në finalen e 2007 për të fituar trofeun e tyre të dytë.
E treta në Webb Ellis Cup erdhi kundër Anglisë në Kupën e fundit Botërore të Rugby në vitin 2019 në Japoni.
Zelanda e Re është e vetmja skuadër tjetër që ka fituar Kupat e Botës së Rugbit me radhë, me fitore në 2011 dhe 2015.
Anglia, e cila humbi me një pikë nga Afrika e Jugut në gjysmëfinalen e turneut të këtij viti, përfundoi e treta duke mundur Argjentinën 26-23 në ndeshjen play-off të së premtes mbrëma.