Napoli dhe Milani luajtën baras 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Diego Armando Maradona” në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.
Milan rrezikoi e para, kur në minutën e dytë Olivier Giroud pati një mundësi shënimi por goditja e tij u bllokua.
Në minutën e 19-të, Stefano Pioli u detyrua të bëjë zëvendësimin e parë në këtë sfidë pas lëndimit që pësoi Pierre Kalulu dhe në vend të tij hyri Marco Pellegrino.
Golin e avantazhit Milani e gjeti në minutën e 22-të përmes Olivier Giroud i cili me kokë shënoi për 1-0 pas asistimit fantastik të amerikanit Christian Pulisic.
Milani dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të ku përsëri protagonist ishte Olivier Giroud. Francezi shfrytëzon për mrekulli krosimin e Davide Calabrias për të shënuar përsëri me kokë për ta çuar rezultatin në 2-0.
https://twitter.com/acmilan/status/1718728298862137789?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1718728298862137789%7Ctwgr%5Ef9e465dde982e9683f6fdc452c69934f6d463fbf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fperfundon-pa-fitues-spektakli-kater-golave-ne-diego-armando-maradona%2F
Napoli reagoi mirë në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht përmes Matteo Politanos i cili pas një aksioni individual shënoi një gol të bukur për 1-2 dhe rihapi edhe një herë tjetër sfidën.
Ky gol i shënuar i motivoi napolitanët të cilët morën disi kontrollin e ndeshjes dhe vazhduan me sulme.
Golin e barazimit Napoli e gjeti në minutën e 63-të përmes Giacomo Raspadorit i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të dënimit për rezultatin 2-2, duke mos i lënë asnjë shans portierit Maignan.
Në minutën e 89-të Napoli mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Natan.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi për asnëjrën skuadër dhe u desh që të dy taborret të pajtoheshin me nga një pikë.
Milani tani renditet në vendin e tretë me 22 pikë ndërsa Napoli një pozitë më poshtë në atë të katërt me 18 sosh.