Pse nuk raporton Albin Kurti në Kuvend për dialogun?

by Nexhat

Nga: Prof.Muhamet HAMITI

Gjatë procesit të dialogut Kosovë – Serbi te ne ka ekzistuar më parë praktika e raportimit të Qeverisë në Kuvendin e Republikës së Kosovë. Ka edhe rezolutë të Kuvendit për këtë që është miratuar në kohën kur VV-ja e Kurtit ka qenë në opozitë.

banner

Këtë praktikë jetike demokratike e ka braktisur Qeveria aktuale. Nuk raporton Kryeministri Kurti në Kuvend sepse duhet të tregojë çka po ndodh. Mbasi nuk raporton, deputetët e Kosovës, madje edhe anëtarët e kabinetit qeveritar me gjasë, qytetarët e Kosovës gjithësesi, duhet të përpiqen ta marrin vesh çka po ndodh në dialog prej asaj që thonë ndërkombëtarët e përfshirë në këtë proces. Prej kësaj del që Kurtit i është dorëzuar draft-statuti i Asociacionit (‘modern, evropian’) që ky e ka pranuar, ndonëse fjalën Asociacion, lëre më Zajednicë, ende nuk po mund ta shqiptojë në publik.

E ka zor sepse “Zajednica nuk kalon” e ka pasur sllogan zgjedhor, e ka pasë përkthyer edhe në dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, kur kërkoi dhe mori vota me politikë populliste që ofronte zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara. Tash s’ka zgjidhje për asgjë. Pos atyre që ia japin.

Nën drejtimin e Kurtit në këto tri vjetët e fundit, pozita e Kosovës në dialog ka degraduar. Pritmëritë për rezultatet e dialogut janë ulur. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare tash e disa muaj për fajin e regjimit të ri të Kurtit. Dialogu nuk bëhet më për zgjidhje finale, gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër, siç ka qenë para ardhjes së Kurtit në pushtet. Dialogu ka prodhuar Marrëveshjen Bazë me Asociacionin në qendër, të cilit Kurti ia ka shtuar edhe vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, një lloj autonomie. Mbasi ka heuqr dorë nga kërkesa për njohje de jure nga Serbuia, por kërkon njohje de facto si kundërvlerë për Asociacionin.

Domethanë Asociacion (Zajednicë) Plus pa njohje.

A është ky ndryshimi që e kanë proklamuar Kurti dhe Vetëvendosje? Po. Ndryshim për keq.

Mosraportimin në Kuvend Albin Kurti po e kompenson me predikime për liderët e mëdhenj që e sakrifikojnë edhe veten për parime. Vetë parime s’ka, prandaj s’ka pse sakrifikohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy