U fotografua përkrah Gjokoviqit, babai i Rita Orës bën një reagim

by Nexhat

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi ndoqi nga afër finalen e Kampionatit Botëror të ragbit në Paris.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit, Novak Djakovic.

banner

Shoqërimi i saj me tenistin serb ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek shqiptarët.

Kjo ka bërë që në një mënyrë të reagoi edhe babai i autores së “You&I”, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbesnik.sahatciu%2Fposts%2Fpfbid0YJRhU8i2v1VuxPDUEfxCopGJLR1jj1Q8dGrVDh3wNbjiMSJo6rAzbiMXMCkAgfdQl&show_text=true&width=500

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore

Kujtojmë që Rita u përfshi në një tjetër skandal dhe shkaktoi zemërim tek shqiptarët edhe pasi performoi me një flamur serb gjatë një koncerti në Hungari.

Në sqarimin e saj, Ora deklaroi se nuk ishte në dijeni se ajo po mbante një flamur serb deri në momentin kur u largua nga skena.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy