Vashat e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Botëror të karatesë

by Nexhat

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore.

Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa Kosova e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.

banner

Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit.

Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla ishin vashat që e përfaqësuan denjësisht Kosovën.

Para Kazakistanit, ekipi ynë kishte mposhtur Anglinë, Zvicrën dhe Francën, ndërsa u mposht vetëm nga Japonia me rezultat 2-1.

Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy