Vuçiq: Gjithçka pos njohjes ‘de facto’ e ‘de jure’ të Kosovës, Kurtin po e mbështesin disa politikanë nga Britania e Gjermania

by Nexhat

Gjithçka tjetër përpos njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’ të Kosovës. Ky është qëndrimi i presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq pas bisedimeve në Bruksel me liderët kryesorë të Bashkimit Europian,

“Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’”, tha ai sot në TV Prva.

banner

Vuçiq tha se “nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përdor “truke të ndrsyhme” në këtë drejtim.

“Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin”, tha Vuçiq, duke shtuar se disa politikanë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin kryeministrin e Kosovës, por sipas tij, edhe qarqe serioze politike nga Gjermania tani kërkojnë formimin intensiv të Asociacionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy