Dafina vazhdon të jetë njëra prej artisteve më të dëgjuara të estradës shqiptare.
Ky vit ka qenë i përmbushur me suksese për Dafinën, pasi këngëtarja nuk u ndal duke sjellë aq shumë projekte të mrekullueshme.
Artistja kosovare, gjithmonë është aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj, imazhe të ndryshme si nga përditshmëria, por edhe nga puna profesionale.
Bukuroshja, ka marrë shumë vëmendje me një paraqitje tejet simpatike në fotografitë e fundit që ajo i postoi në Instagram.
Këngëtarja pozonte me një fustan te shkurtë, të hapur në pjesën e përparme, e të gjerë nga poshtë.
Me flokët e saj të errëta, gjysmë të kapura lart, dhe nje grim që i shkonte shumë me veshjen, Dafina përmbylli këtë dukje mahnitëse.
Në fotografitë e tjera të këtij seti, ajo shihet pranë mikut të saj, Yll Limanit, ky i cili solli një projekt tejet të veçantë të quajtur “Për kon je zbukuru”. Kështu qe edhe përshkrimi që bëri Dafina në këtë fotografi.