Para stacionit të ri policor të improvizuar në Zubin Potok, janë mbledhur disa qytetarë, raporton portali KoSSev.
Kontejnerët janë vendosur të dielën në parcelën që është pastruar nga makineritë e rënda të shtunën dhe policët e Kosovës nga ai rajon do të hyjnë në to nga shtëpia private ku kanë qenë deri më tani.
Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen në të njëjtën ditë.
Në të njëjtën ditë, ata shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës për zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut. Ata janë ankuar edhe për mungesën e diskutimit publik lidhur me rastin.
Vendasit kanë paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, në të cilën megjithatë paraditen e sotme kanë marrë pjesë vetëm pak persona.