Simone Inzaghi, trajneri i Interit, nuk e fsheh gëzimin për suksesin e arritur përballë Romës, një fitore që i rikthehu shpejt në krye të Serie A.
Tekniku zikaltër ka vetëm fjalë pozitive për të besuarit e tij, edhe për Asllanin: “U treguam të zotë, të durueshëm, të pjekur dhe të kthjellët. San Siro më pas ishte magjik, na tërhoqi nga minuta e parë deri në fund. Lukaku? Mendim tim për të e kam shprehur, ai bëri zgjedhin e tij, ashtu si unë një vit më parë.
Asllani? U tregua fantastik, të futesh në fushë në një sfidë Inter-Roma nuk është e lehtë, por ai u fut me shumë personalitet. Ai e di shumë mirë që të luash për Inter është ndryshe nga Empoli, ai ka cilësi dhe po sillet me shumë profesionalizëm”, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.
Shijon këtë fitore edhe vetë Allani, protagonist kryesor në golin e fitore: “Nga jashtë kjo sfidë u përfol shumë, por për ne ishte një sfidë si gjithë të tjerat. Arritën të sjellim në shtëpi një fitore të rëndësishme, në një sfidë të vështirë. Raporti me Calhanoglu? Për mua Cala është një nga regjisorët më të mirë në botë, duhet të mësojë shumë nga ai, pasi është i fortë. Ashtu siç e ka thënë edhe ai, ne jemi si vëllezër, jemi gjithnjë bashkë”, u shpreh Asllani duke bërë dhe një koment në lidhje me faktin që nuk u largua nga Inter gjatë verës:
“Viti i shkruar ishte një vit studimi për mua, një vit rritje. Është diçka e madhe të kalosh nga Empoli tek Inter, vitin e shkuar ishte edhe Brozovic, jo vetëm Calhanoglu. Këtë vit është Cala, ndërsa trajneri po me jep besim”, u shpreh ndër të tjera Kristjan Asllani i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5: “Futet dhe godet, personalitet. Më pas lëshon Dimarcon me një super pasim”, shkruan TuttomercatoWeb.